Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për profesor Sami Repishtin, i cili u nda nga jeta më 27 nëntor.

Kjo kërkesë u bë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbajti fjalën në Kuvend, pas pothuajse një viti.

“Këto ditë është ndarë nga jeta një kollos i mendimt intelektual shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbari dhe torturat më çnjerëzore, profesor Sami Repishti. Ai ishte ndër më të shquarit shqiptar në diasporë dhe në emigracionin tonë. Fjala dhe penda e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen dhe interesin kombëtar. Ai, një antikomunist i vendosur, i dëshmi me shkrimet e tij fytyrën e vërtetë të regjimit të Hi shqiptar, pas luftës së Enver Hoxhës. Fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan, për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ftoj Parlamentin ta nderojë me një minutë heshtje”, tha Berisha.

Pas këtij fjalimi, të pranishmit u ngritën në këmbë në nderim të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA