Gazetarja Kristi Gongo është surprizuar nga partneri i saj për herë të parë në “S’e Luan Topi”.
Teksa na zbuloi më tepër detaje nga jeta e saj personale, përfshirë peripecitë në profesion, në një moment u ndal edhe tek Gjergji Dudushi, partneri i saj i jetës.
Fillimisht moderatorja Erjona Rusi i solli një tufë me trëndafila të kuq të shoqëruar me një letër emocionuese.
Partneri i kishte dedikuar disa fjale të ëmbla dhe kujtuar momentet e bukura mes tyre.
“Drita imë, dielli im… e di ti kështu të kam quajtur që në fillim sepse ti je ngrohtësia e shpirtit tim, je qetësia ime. Thonë që njeriu qëllon vetëm një herë me fat në dashuri, e them me plot gojën unë e takova fatin tim edhe nuk e lë më të më ikë. Je personi që më motivon çdo ditë.
Ti e di që udhëtimi jonë nuk është sentimental, jam me fat që të kam partnere në jetë por edhe në projektet tona. Kujtime kam plot me ty, ti sjell në këtë letër të gjitha nuk do të më mjaftonin 10 emisione… Të dua më shumë se dje, por kurrë sa nesër”, ka shkruar partneri i gazetares.
Kristi Gongo u emocionua nga surpriza, teksa foli më pas për personin e jetës, përfshirë planet për martesë.
“Gjergji është gjithmonë i kujdesshëm që edhe në momente pa arsye të surprizon dhe kënaq. Nuk bëjmë plane për martesë ose hapa të tjerë, duam që gjërat të ndodhin”, tha gazetarja.
Top Channel