Qeveria ‘në pritje’ gjermane ka thënë se refugjatët dhe emigrantët duhet të asimilohen me vlerat dhe kulturën vendase dhe jo të imponojnë kulturën e tyre ndaj vendasve, mes zotimeve për kufizimin e emigracionit dhe të pakënaqësisë së vendasve.
Pas prishjes së koalicionit social-demorkat të Olaf Sholz këtë muaj, vendi shkon ne zgjedhje ne shkurt dhe kristian demokratët e qendrës së djathtë po promovojnë manifestin e tyre partiak të njohur si ‘Leitkultur’, ku theksohet rëndësia e përshtatjes kulturore të emigrantëve.
Këtu përfshihet mësimi i gjuhës gjermane, respektimi ligjit dhe arritja e qytetarisë gjermane.
Duke folur për rrjetin britanik Telegraph, përfaqësuesi i ministrisë së brendshme të CDU Alexander Throm tha se të huajt duhet të përshtaten me konceptin e ‘Leitkultur’.
“Kjo ka të bëjë jo vetëm me gjuhën e zakonet, por dhe me bazat kulturore e historike, pra do të thotë se ngado që të vijë dikush për të jetuar në Gjermani, duhet të orientohet drejt kësaj baze kulturore, dhe jo të bëjë të kundërtën”.
Throm shtoi se Gjermania do të nisë kthimin e refugjatëve jo-evropianë nëse CDU fiton zgjedhjet e 23 shkurtit, përveç Ukrainës nga e cila vendi ka pritur tashmë rreth 1.2 milionë njerëz.
Ai shtoi se Evropa duhet të ndajë me drejtësi numrin e refugjatëve të pritur mes vendeve anëtare, teksa aktualisht Gjermania pret rreth 1/3 e të gjithë refugjatëve të bllokut, shkruan Daily Mail.
Ish-kancelarja Angela Merkel tetë vjet më parë hapi kufijtë e vendit për më shumë se dy milionë refugjatë sirianë, teksa pranonte se “për disa kohë nuk kishin kontroll të kufijve”.
Pas prishjes së koalicionit qeveritar në fillim të muajit, Frierich Merz i CDU pritet të fitojë në zgjedhje prej qëndrimit të ashpër ndaj emigracionit.
Komentet e Throm vijnë pas njoftimit të muajit të shkuar se azilantëve u janë hequr një pjesë e asistencës, pas kufizimit të mbështetjes prej zemërimit publik ndaj disa krimeve të rënda të kryera nga refugjatët.
Në nje nga rastet me te renda, ne gusht një refugjat sirian vrau me thikë tre fëmijë në një festival në qytetin perëndimor të Solingen, megjithëse duhet të ishte larguar nga vendi sipas procedurave të parashikuara.
Ndersa në maj në Mannheim një 25-vjeçar afgan vrau një oficer policie me thike, shkruan Daily Mail.
Top Channel