Çadi anulon akordin ushtarak më Francën, Senegali kërkon largimin e trupave franceze (fotot)

29/11/2024 17:50
Presidentii Cadit, Mahamat Idriss Deby dhe Macron

Lëvizja vjen në kontekstin e ambicjeve të Rusisë për të zgjeruar influencën në kontinentin afrikan.

Çadi ka ndërprerë papritur marrëveshjen e bashkëpunimit të mbrojtjes me ish-fuqinë koloniale Francën, disa orë pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve.

“Pas 66 vitesh që prej pavarësie së republikës së Çadit, është koha që vendi të kërkojë sovranitet të plotë duke ripërcaktuar partneritetet strategjike sipas prioriteteve kombëtare”, tha ministri i jashtëm i Çadit, Abderaman Koulamallah sot në një deklaratë.

“Vendimi i është marrë pas një analize të thellë dhe shënon një pikë historike kthimi”.

Kjo erdhi disa orë pas takimit të Koulamallah me ministrin e jashtëm francez Jean-Nowl Barrot në kryeqytetin N’Djamena, për të cilin Koulamallah tha se kishte shkuar ‘pa incidente’.

Vendimi i Çadit për të larguar rreth 1000 trupa franceze të stacionuara në vend, vjen gjithashtu në një kohë kur Parisit i është kërkuar të largojë prezencën ushtarake edhe nga Mali, Burkina Faso e Niger pas ndërrimit të pushteteve me grusht ushtarak shteti.

Disa orë më vonë edhe presidenti Senegalit, Bassirou Diomaye Faye tha se Franca duhet të mbyllë bazat ushtarake në vendin e tij.

Faye shtonte se presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar për herë të parë se Franca është përgjegjëse për masakrën e ushtarëve senegalezë në vitin 1944, teksa vendi shënon së shpejti përvjetorin e 80-të të tragjedisë.

“Senegali është një vend i pavarur, një vend sovran dhg nuk pranon baza ushtarake të vendeve të huaja”, tha Faye.

Si Çadi dhe Senegali kanë deklaruar se situata e tyre nuk është e ngjashme me Niger, dhe se vendimet e tyre nuk përfaqësojnë “një prishje” me Francën.

Ministria e jashtme franceze edhe nuk ka komentuar mbi ngjarjen, shkruan rrjeti Politico.

FOTO GALERI
1/3
Çadi ka ndërprerë papritur marrëveshjen e bashkëpunimit të mbrojtjes me ish-fuqinë koloniale Francën, disa orë pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA