Në dosjen e SPAK, ku u shkatërrua grupi kriminal i Suel Çelës, në përgjime kanë dalë edhe pazaret drogës që ai bënte me aleatë të tjerë.
Në një episod zbulohet tentativa që Çela në bashkëpunim me Ergys Dashin dhe Ervin Matën kanë bërë për trafikimin e rreth 44 kilogramë kokainë që vinte nga Amerika Latine.
Ngarkesa ishte e fshehur në kontejnerë me banane dhe do të ankorohej në portin e Holandës, por është kapur nga autoritetet.
Në përgjime del Suel Çela që komunikon me Ergys Dashin dhe Ervin Matën, ku flasin për paratë që kanë futur për drogën dhe sasinë që do të merrnin, dhe si do ta bënin shpërndarjen më pas nëpër shtetet e caktuara.
Pasi ngarkesa është kapur, Dashi flet me Çelën dhe i thotë se duhet t’u kenë vënë përgjues, p[asi nuk kishte mundësi tjetër për t’i zbuluar. Ndërkohë Çela hedh dyshime se mos dikush nga personat që ka pasur dijeni, i ka tradhtuar.
Dashi i tregon më pas Çelës për disa tentativa trafiku që kishte bërë përgjatë një muaji, por që i kishin dështuar, teksa shprehet se ka humbur 4 milionë e gjysmë euro për një muaj.
Top Channel