“Telenovela” e lidhjes së Wanda Narës dhe Mauro Icardit vijon ende, teksa “kunjat” mes tyre nuk mungojnë.
Së fundmi, modelja argjentinase ka zgjedhur që të postojë një foto tepër të nxehtë në rrjetet sociale, duke i treguar thuajse të gjitha. Ajo shfaqet thuajse nudo jashtë makinës së saj, teksa ka lënë fansat e saj të komentojnë për të.
Nga ana tjetër, duket se Mauro Icardi ka zgjedhur që të nisë një lidhje të re, edhe pse divorci i tyre vijon të jetë në gjykatë. Gazeta italiane Corriere della Sera, përmes Daily Mail, pretendon se sulmuesi argjentinas tani po takohet me avokaten që po mbikëqyr ndarjen e tij nga Wanda.
Angela Burgos drejton firmën e saj në Kolumbi dhe është gjithashtu drejtuese e një shfaqjeje televizive ligjore të quajtur Inocentes & Culpables.
Siç raportohet nga mediat, ajo ka thënë: “Icardi është një burrë tërheqës, shumë i kulturuar, një zotëri”.
Gjithsesi, nuk dihet nëse sulmuesi ndjen vërtetë për avokaten e tij, apo është një tjetër provokim ndaj ish-partneres, me të cilën ka dhe dy vajza, Francesca dhe Isabella.
Top Channel