“Do isha vrasës profesionist shumë i suksesshëm”, Laert Vasili shokon me deklaratën e tij: Di t’i fsheh mirë gjurmët, mamaja hynte në shtëpi me…

27/11/2024 17:36

Laert Vasili ka rrëfyer në “Flet” me Ilnisa Agollin se çfarë do të ishte po të mos ishte bërë aktor, duke shokuar me deklaratën e tij.

Ai u shpreh se do të ishte një vrasës profesionist i suksesshëm dhe kjo falë prindërve të tij.

Në bashkëbisedimin me Ilnisa Agollin, Vasili tregon se nëna e tij ishte një kolonele shumë e zonja, të cilën e shihte gjithmonë kur hynte në shtëpi me kallash, pistoletë dhe dy granata dore.

Laert Vasili: Unë shihja një njeri që ishte 1.50 metra, kolonele. Sipas një raporti të “Mossad”, ishte e dyta në traktatin e Varshavës pas një gjenerale që ishte në Gjermaninë Lindore, e dyta ishte mamaja ime në Shqipëri. Ajo që quhej mama për mua ishte një njeri me uniformë ushtarake, me çizme, me kallash, me dy bomba dore dhe me një pistoletë.

Ilnisa Agolli: Kjo ishte në fantazinë tënde?

Laert Vasili: Ç’fantazi moj?! Kështu hapej dera, vinte mamaja në shtëpi. Do përqendrohesh te unë të lutem?

Ilnisa Agolli: Jo, unë te ty jam, por mua s’më ka hyrë ndonjëherë mamaja…

Laert Vasili: E kishe oficere?

Ilnisa Agolli: Oficere jo, por kam njohur dhe personazhe, miq të mi që e kanë pasur mamanë kolonele, por nuk mund të hynte përveç çantës dhe gatimeve, qeseve. Jo të vinte e armatosur në një farë mënyre. Në ç’vit vinte mamaja e armatosur në shtëpi?

Laert Vasili: ‘83-shin.

Ilnisa Agolli: Ç’mendoje ti kur shikoje mamanë që hynte ashtu?

Laert Vasili: Se mos kisha parë mama tjetër unë. Nuk vinin konkurrente disa mama. Ajo ishte mamaja. Hynte mamaja, kishte dy bomba dore, kallashin dhe një pistoletë. Tani si mendon ti, kur hynte ajo brenda thoshte: ‘Shpirti i mamit, pashai i mamit, ku je?’.

Ilnisa Agolli: Tani unë po kuptoj shumë gjëra që më lidhen me vijueshmërinë e dialogut tonë, por kjo ishte e bukur gjithsesi.

Më pas, ai rrëfen dhe pjesën se çfarë do të bëhej po të mos ishte aktor, duke treguar se do të ishte një vrasës profesionist shumë i suksesshëm, kjo pasi kishte mësuar mjaft mirë si t’i fshihte gjurmët.

Laert Vasili: Laerti jo aktor, po deshe ti, unë mund të isha bërë vrasës profesionist. Po, do isha shumë i suksesshëm. Jam rritur nga dy kolonelë, di të fsheh çdo lloj gjurme.

Ilnisa Agolli: Këtë e the si Laerti, apo si aktor?

Laert Vasili: Ky është Laerti, aktorin e sheh në skenë.

Ilnisa Agolli: Pra Laerti jo aktor do ishte një vrasës shumë i suksesshëm.

Laert Vasili: Po, po.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA