Champions League/ Milani nuk gabon në Sllovaki, Atletico i shkakton “tërmet” 6-ballësh ekipit të shqiptarëve (VIDEO)

26/11/2024 20:36

Liga e Kampionëve është rikthyer për të luajtur javën e saj të pestë me formatin e ri, ku këtë të martë zbritën në fushë katër skuadra në orën 18:45.

Milani arriti një tjetër fitore, kësaj radhe përballë Slovan Bratislavës në transfertë. Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh falë Pulisic, por u kapën në befasi nga Barseghyan në kundërsulm, i cili barazoi sfidën në minutën e 24’.

Gjithsesi pjesa e dytë foli për të besuarit e Fonsecës, atëherë kur Leao u fut në lojë, i cili kaloi sërish në avantazh kuqezinjtë në minutën e 68’, ndërsa tre minuta më vonë ishte Abraham ai që shënoi golin e tretë. Sllovakët shkurtuan diferencën në minutën e 89’ me Marcellin, por nuk mjaftoi që të merrnin të paktën një pikë nga ky takim.

Në takimin tjetër të kësaj ore, Atletico Madrid mori tre pikë me vlerë përballë Sparta Prague. Për çekët u aktivizuan të katërt futbollistët shqiptarë, por nuk mjaftuan përpara “furisë” së spanjollëve, të cilët shënuan plot 6 herë. Dy herë Alvarez, Llorente, Griezmann dhe dy herë Correa ishin ata që siguruan tre pikë të tjera për ekipin e Simeones, që afrohet kështu me kualifikimin.

REZULTATET

SLOVAN BRATISLAVA 2-3 MILAN

Barseghyan 24’, Marcelli 89’ / Pulisic 21’, Leao 68’, Abraham 71’

GOLI I PULISIC (VIDEO)

GOLI I BARSEGHYAN (VIDEO)

GOLI I LEAOS (VIDEO)

GOLI I ABRAHAM (VIDEO)

GOLI I MARCELLI (VIDEO)

SPARTA PRAGUE 0-6 ATLETICO MADRID

Alvarez 15’, 59’, Llorente 43’, Griezmann 70’, Correa 85’, 89’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA