“Na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin…”/ Agron Llakaj dedikim prekës në 6-mujorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes

24/11/2024 12:12

Në 6-mujorin e ndarjes së bashkëshortes nga jeta, Agron Llakaj i ka kushtuar një dedikim prekës Kostandinës.

Aktori, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foton e bashkëshortes së ndjerë e cila bën sot gjashtë muaj që është ndarë nga jeta.

“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin pritja”, është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë.

Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.

Agron Llakaj i ka dedikuar asaj mesazhe prekëse, ku shprehet se që pas humbjes së jetës së bashkëshortes, jeta e tij nuk është më njësoj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA