Vrasja me armë zjarri në Tropojë! Zbardhen detaje, autori dhe viktima konsumuan alkool në një lokal dhe…

22/11/2024 19:19
Foto ilustruese

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tropojë, ku shtetasi Floridan Mulaj qëlloi për vdekje me armë zjarri shtetasin Artur Dauti.

Sipas informacioneve, të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë ditës së sotme në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.

Pas pijes e sipër autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin ku Mulaj ka shkuar në shtëpi e ka marrë armën e zjarrit e më pas ka shtënë në drejtim të viktimës disa herë duke e lënë të vdekur në vend

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA