Shkenca thotë se ‘ka zbuluar’ cila ka dalë e para, pula apo veza (fotot)

18/11/2024 16:27

Shkencëtarët thonë se mund të kenë gjetur përgjigjen e pyetjesh shekullore se cila është shfaqur më parë në tokë, pula apo veza, pas disa studimeve mbi organizmat prehistorikë të zbuluar në 2017.

Misteri besohet se është zgjidhur tashmë pasi studiuesit shprehen relativisht të bindur se veza ka dalë para pulës.

Organizmi prehistorik i quajtur ‘Chromosphaera perkinskii’ i zbuluar në 2017 në sedimentet e Havait, kishte një ndarje qelizore të ngjashme me vezën.

Kjo specie daton më shumë se një miliardë vjet më parë, që do të thotë para lindjes së kafshëve, sipas ekspertëve.

Studimi i Universitetit të Gjenevës u publikua në revistën shkencore Nature dhe thotë se programe gjenetike të embrionit që zhvillohet nga veza e fertilizuar, kanë ndodhur para lindjes së kafshëve dhe si rrjedhojë kjo ka sjellë më pas “pulën”.

Bakterie të tilla njëqelizore besohet se kanë ekzistuar para lindjes së kafshëve, të cilat kanë ardhur nga qeliza vezë, thuhet në studim.

Më herët është raportuar se vezët me lëvozhgë të forta, si ajo e pulës, kanë lindur rreth 300 milionë vjet më parë, ndërsa vezët kanë lindur rreth 1 miliardë vjet më parë.

Studimi hipotezon më tej se jeta shumë-qelizore nisi kur gjallesa si chromosphaera perkinskii arriti masën e tyre maksimale dhe “formonin koloni shumëqelizore që i ngjanin embrioneve të kafshëve.

Marine Olivetta, një tjetër autore e studimit tha: “Është e çuditshme si një specie e zbulaur së fundmi mund të tregojë atë që ka ndodhur miliona vjet më parë”. Studiuesit thanë se kolonitë shumëqelizorë ndaheshin në struktura tre-dimensionale “shumë të ngjashme” me fazat e hershme të zhvillimit të embrionit te kafshët”, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA