Konsumoi një sasi medikamentesh pas dhunës së përsëritur nga bashkëshorti, e reja përfundon në spital
18/11/2024 14:30
Një 26-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
Dyshohet se e reja konsumoi një sasi medikamentesh, dhe për pasojë ka përfunduar në spital, në kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se për shkak të dhunës ka konsumuar një sasi medikamentesh. Aktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel