Publikohet lista e kandidatëve për postin e kreut të Drejtorisë Vendore.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, kandidatët me mbi 70 pikë vijojnë garën për drejtor qarku, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ankimime për pikët.
Në fund të garës do të jenë 12 kandidatë që do të zgjidhen në krye të qarqeve.
“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.
Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit”, sipas njoftimit zyrtar.
Top Channel