Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, Orban: Europa nuk mund të presë SHBA-që ta mbrojë

07/11/2024 18:15

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban gjatë daljes për mediat pas takimit të Komunitetit Politik Europian, deklaroi nga kjo mbledhje u ra dakord që në Europë “duam paqe”.

“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA, duhet ta dimë që ka ndryshime madhore dhe ramë dakord se duam paqe në Europë. Po ashtu Europa duhet të marrë përgjegjësi, pra nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë. Po ashtu u ra dakord se Europa duhet të mbetet aktor aktiv për negociatat për të ardhmen.

Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime në sferën politike dhe këtë duhet ta trajtojmë dhe kjo quhet aktivizëm, që do të thotë duhet të ketë vendime të përbashkëta për qeverisjet tona, por këto janë në kundërshtim me vendimet e gjykatave, dhe të gjitha rezultate për të frenuar emigracionin bëhen zero.

Unë nuk mendoj se mund ta ndalim migracionin nëse nuk ju qasemi si duhet vendimeve në fuqi”, tha Obran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA