Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, pasi autoritetet thanë se kërcënimet e rreme me bomba ndaj qendrave të votimit kishin origjinën në Rusi.
Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat e SHBA janë “të shpifura dhe të pabaza”.
“Të gjitha deklaratat rreth ‘makinacioneve ruse’ janë shpifje dashakeqëse, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara“, tha ambasada, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Ambasada akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për “histerizëm” mbi dezinformimin e dyshuar rus në lidhje me zgjedhjet.
Sekretari i shtypit presidencial rus Dmitry Peskov ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje zgjedhore nga Moska, duke thënë se akuzat ishin “absolutisht të pabaza”, sipas RIA Novosti.
FBI tha të martën se kërcënimet me bomba në vendet e votimit në disa shtete duket se kanë origjinën nga domenet ruse në email. FBI vuri në dukje se asnjë nuk ishte përcaktuar të ishte kërcënim i besueshëm.
Top Channel