Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së Edi Ramës për t’u ulur në një tryezë dialogu.

Në një videokonferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se Rama nuk ka çfarë dialogu të kërkojë pasi drejtuesit kryesorë të opozitës janë të burgosur.

“Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.  Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës.

Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare.

I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Bejlerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi.

Ai kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesore, mbaroi punë dhe doli. Kështu ata që përcaktuan se me këtë kurth të realizonin ndonjë skenar të turpshëm siç ishte ai me Fredi Belerin, që e agresuan në detyrë te dera e parlamentit, kësaj radhe dështuan”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA