Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
31 tetori është dita kur në shumë vende, konsiderohet se duhen mbajtur patjetër ëmbëlsira në shtëpi: Kjo për Halloween-it, festa kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar.
Po cila është origjina e një zakoni të tillë? Disa thonë se është shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si trëndafilat e Shën Valentinit. Për Halloween, merr hov të paparë tregtia e kungujve, e maskave të frikshme në mbarë botën.
“Në një hapësirë prej një kilometri e gjysmë, i kemi mbushur kopshtet këtu me kunguj të frikshëm. Kanë pamje të ndryshme, kemi edhe një kungull fermer. Njerëzve u pëlqen, është shumë emocionuese”, tha Daire Basra, Kew Gardens.
Ndërkohë, origjinën e kësaj feste disa e kërkojnë te keltët, te një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me të cilën festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve.
Halloween thuhet se rrjedh nga mbrëmje përpara kësaj dite, “All Hallows Eve”. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Ishin emigrantët irlandezë ata që e morën Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të.
Ekspertë të antropologjisë historike besojnë se Halloween-i në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha, e më pas u përhap në të gjithë SHBA-në.
Top Channel