BE padi rrjetin gjigant kinez të shitjeve për shpërndarje ‘produktesh ilegale’ (fotot)

31/10/2024 17:41

BE ka nisur një padi formale kundër rrjetit gjigant kinez të shitjeve Temu pas shqetësimeve se nuk ka ndaluar shitjet e ‘produkteve ilegale’ online.

Hetimet zyrtare u hapën sot pas ankesës së Komisionit Evropian ndaj rrjetit që konsiderohet si një rival me çmime më të lira i rrjetit Amazon.

Me sloganin e tij “Bli si një milioner”, shërbimi është rritur vazhdimisht në vendet e BE me shitje të të gjitha produkteve si kozmetike, pajisje teknologjie  dhe veshje, të sjella direkt nga Kina, për rreth 100 milionë përdoruesit e tij.

Por KE tha se platforma ka shkelur ligjet e shërbimeve dixhitale duke mos ndaluar kompanitë e penalizuara të shitjeve që janë denoncuar më parë për abuzime.

Zyrtarët ngrinin shqetësime për shitjen e produkteve false të imituara nga kompanitë të tjera  si kozmetika, lodra e elektronike për të cilat ishin ankuar kompani nga Evropa, kryesisht Gjermania, Danimarka e Irlanda.

Zyrtarët shtonin se Temu nuk ka instaluar “sisteme efektive kontrolli” për monitorimin e asaj që ndodh në platformën e vet.

“Ankesat tona deri tani janë në fazën e dyshimeve, nuk kemi ende konkluzione të provuara”, tha një zyrtar i BE duke shtuar se po hetonin nëse shkeljet ishin sistematike apo jo.

Prej qershorit BE ka dërguar kërkesa formale informacioni ndaj Temu dhe rivalit të tij kinez Shein, për obligimin e dhënies së informacionit për standardet e produkteve të identifikuara.

Në një reagim Temu tha: “Temu i merr shumë seriozisht obligimet për forcimin e sistemit të monitorimit të produkteve dhe kemi bashkëpunuar gjerësisht me rregullatorët për qëllimet tona të përbashkëta të një tregu të sigurt e të besuar për klientët”./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/2
Zyrtarët ngrinin shqetësime për shitjen e produkteve false të imituara nga kompanitë të tjera si kozmetika, lodra e elektronike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA