Inside Story/ Në burg për atentatin ndaj policit, biseda që nxori agresorin: Ja kem pas vu…

30/10/2024 21:47

Policia e Shkodrës ka zbatuar vendimin e gjykatës për ndalimin e Dedë Nikës si autor i vendosjes së eksplozivit ndaj oficerit të policisë që kishte shërbyer në të shkuarën si shef i Policisë së Thethit.

Deda është arrestuar për shkak të disa përgjimeve të bisedave telefonike që ka zhvilluar me persona të tjerë.

Më date 5 janar, ai i shkruan mikut të tij mesazh në orën 06:59: Biseda zhvillohet ndërmjet Dedës dhe mikut të tij A. Arra. Daja i Nikës pretendon se nipi i tij është i pafajshëm dhe nuk është ai personi që i ka vendosur eksploziv policit.

“Nipi im është i pafajshëm. Nuk ka shans që ta ketë bërë ai atë gjë. Nuk ndodh. Ai nuk ka pasur mundësi, pasi nuk ndodhej në Shkodër. Nuk merret ai me ato pune. Është dënuar kot, vetëm për shkak të disa mesazheve dhe telefonatave, një zbardhje bisede që është në dialekt. Gjykatësi e ka transkriptuar në mënyrë të gabuar. Nika lajmëron shokun e tij për lajmin që i kanë vendosur tritol policit Prelë Martini dhe ata mendojnë se e ka vendosur ai” u shpreh daja i Nikës, Mirash Rrathtori

Biseda që i referohet i afërmi i personit të dënuar për atentatin është zhvilluar më date 6 janar 2020, në orën 11:26 minuta. Ajo konsiderohet si prova kryesore nga ana e Prokurorisë. Aty, flitet për atentatin. Hetuesit dyshojnë se Dedë Nika, në bashkëbisedim i ka paraprirë raportimit publik të ngjarjes, duke dyshuar se ai kishte gisht direkt.

Angjelini: Qitash më ka ardhe mesazhi që me pate cu mrame

Deda: Ca thue

Angjelini: Rapt po… Ca kje?

Deda: aaa, shife prep se nuk do te kete ik hala…

Angjelini: Po per ca bahet fjal?

Deda: Paj, per nje dashamir…

Angjelini: aaa?

Deda: Po, nji paralajmerim ja kem dhane eee

Angjelini: Ca je ka thu ej?

Deda: Po mana po

Angjelini: Jo, nuk I kena pa, se nuk kena as drita tesh. Tash boll merak po me mesin!

Deda: Ja kem pa vu larg e s’ka ba damtim t’madh!

Angjelini: aaa?

Deda: Krejt pak…

“Ky është transkriptimi që ka çuar në burg nipin tim. Ai është në burg për një fjalë goje që gjyqtari nuk e ka kuptuar si duhet, pasi është dialektore. Fjala “Kem” është ajo që ka krijuar konfuzion. Nipi im nuk është marrë kurrë me dinamit, apo ekzploziv. Ai nuk e di as se ku e ka shtëpinë oficeri Prelë Martini. Ta garantoj unë se nuk e di” u shpreh daja i Nikës, Mirash Rrathtori

Këto fjalë janë vetëm pretendimet e dajës së Dedë Nikës, ndërkohë që nga biseda që do të dëgjoni tani, Gjyqtari Tonin Sterkaj ka vendosur dënimin dhe shpalljen fajtor të Dedë Nikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA