Një amerikan që vendosi të linte pijet alkoolike për 1000 ditë, ka treguar së fundmi për efektet surprizuese që zbuloi gjatë rrugëtimit të tij drejt ‘kthjellësisë’.
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz po distancohen nga alkooli duke refuzuar pasojat e zgjimit të nesërmen me kokën në tualet, duke u penduar për zgjedhjet e një nate më parë.
Nëse keni ndërmend ta bëni këtë, një ndihmë ju vjen nga komentuesi i rrjetit YouTuber dhe instruktori i mirëqenies Clark Kegley – i cili poston rregullisht video motivacionale në kanalin e tij.
Pasi qëndroi pa alkool për 1,000 ditë – rreth dy vjet e gjysmë, Clark shpjegonte se ndjente një seri avantazhesh fizike si forcë fizike, qartësi mendore dhe pa ankthin e ‘të nesërmes me dhimbje koke’.
Ndërsa pasi Clark vijonte në fazat e mëvonshme të qëndrimit larg alkoolit, ai vërejti ndryshime edhe më surprizuese në jetën e tij.
Mjekësia zyrtare thotë se ndalimi i alkoolit në terma afatgjatë sjell ulje të presionit të gjakut dhe të tensionit të lartë, si dhe reduktim të shanseve të sëmundjeve mëlçisë e kancerit, shkruan rrjeti LadBible.
Komentuesi i YouTube shpjegon se pasi la alkoolin kishte më shumë kohë për veten dhe rrjedhimisht zbuloi kënaqësi nga të cilat kishte hequr dorë më parë.
Ai shtonte se më parë alkooli e bënte të ishte më tolerant ndaj rrethinave e njerëve pranë tij, ndërsa periudha e kthjellimit e bëri të mësohej ose të përballonte ato që i konsideronte më parë të papërballueshme.
Heqja e alkoolit për Clark ishte mundësia e rivlerësimit te objektivave të jetës së tij. Krijuesi i videove ne rrjet thotë se ende ndjente ‘xhelozi’ për veten e tij të vjetër kur mund të pinte pak dhe të fitonte atë “karizmën magjike” një njerëzit duket se fitojnë pas dy gotave te para.
“Më pëlqen ajo ndjesia e pas dy gotave, pasi kur dehesh nuk e kontrollon dot veten, por mund të shikoj shumë efekte pozitive kështu që nuk dua të heq dorë nga të qenit i kthjellët. Nëse duhet të krahasosh dy gjendjet ke nevojë për të gjithë kontekstin”, shton ai në videon e Youtube.
Top Channel