Magazina si ‘shtëpi bari’ në Korçë, u gjetën 60 kg kanabis gati për shitje dhe 100 rrënjë. “Koka” e grupit shpallet në kërkim

24/10/2024 21:11

Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike është rreth 60 kg me canabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me canabiss i njomë me boçe dhe kërcell.

Personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën në këtë magazinë, duke punësuar persona për ta përpunuar e për ta bërë gati për shitje, është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Nga ana tjetër po hetohet nëse ka persona të përfshirë nga qarku juglindor dhe qarqe të tjera që dyshohet të ketë ardhur lënda narkotike në fshat.

Policia tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar.  Burime bënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.

Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë- Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara.  Sakaq policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe është duke hetuar edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA