Rezultatet e testit toksikologjik po japin një pasqyrë të vdekjes tragjike të Liam Payne javën e kaluar.
Një autopsi e pjesshme zbuloi se ish-këngëtari i One Direction, i cili vdiq në moshën 31-vjeçare, kishte substanca të shumta në sistemin e tij kur u rrëzua për vdekje nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires, më 16 tetor, thonë disa burime për ABC News.
Këto substanca përfshinin “kokainën rozë” – një drogë rekreative që zakonisht është një përzierje e disa drogave duke përfshirë metamfetaminën, ketaminë, MDMA dhe disa të tjera – si dhe kokainën, benzodiazepinën dhe crack-in.
Sipas burimeve, në dhomën e tij të hotelit u gjet edhe një tub alumini i improvizuar për të thithur drogën.
Trupi i Payne do të qëndrojë në Argjentinë deri në përfundimin e autopsisë, thanë burimet gjithashtu për ABC News.
Para vdekjes së Payne, zyrtarët e hotelit thirrën autoritetet dhe u kërkuan atyre të dërgonin dikë me urgjencë për shkak të një mysafiri që ata thanë se ishte i dehur nga droga dhe alkooli.
“Duhet të dërgojmë dikë me urgjencë sepse nuk e di nëse jeta e mysafirit është në rrezik sepse është në një dhomë me ballkon dhe kemi frikë se mund të bëjë diçka që kërcënon jetën e tij”, tha punëtori për shërbimet e urgjencës.
Kur autoritetet mbërritën afërsisht shtatë minuta më vonë, trupi i Payne u gjet në oborrin e brendshëm të hotelit, ku ai u shpall i vdekur në vendngjarje, tha për ABC News Alberto Crescenti, drejtori i Shërbimit Mjekësor Emergjent të Buenos Aires.
Një raport paraprak i autopsisë nga Zyra e Prokurorit Publik Argjentinas zbuloi se Payne vdiq nga traumat e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme. 25 lëndime u raportuan në trupin e Payne. Raporti thoshte se dëmtimet në kokën e artistit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.
Ministria e Sigurisë e Buenos Aires tha më parë për ABC News se substanca të shumta dhe objekte të thyera u gjetën në dhomën e hotelit të Payne.
Top Channel