I doli emri në bisedat “Sky Ecc” që çuan në pranga ish-deputetin socialist, kush është “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i “Bandës së Durrësit”

21/10/2024 11:02

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua mbrëmjen e së dielës me urdhër të SPAK në Shijak.

Në bisedat në aplikacionin Sky Ecc del në skenë edhe emri i Edmond Koçit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”, i cili u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021.

“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Edmond Koçi u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Bëhet fjalë për vitin 2009. Mond Çekiçi është arrestuar herën e fundit në 24 shtator 2020 nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje, por është liruar në datën 8 tetor 2020.

Ai u lirua gjatë kohës së pandemisë, pasi paraqiti dokumentacion sikur ishte i prekur nga Covid-19 dhe për këtë arsye duhej të merrte mjekime dhe jo të izolohej me të burgosurit e tjerë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie për 40- vjeçarin “Arrest shtëpie”, ndërkohë që akuzohej për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, Koçi nuk respektoi as vendimin e Gjykatës, pasi qarkullonte fare lirshëm nëpër qytet deri në momentin e atentatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA