Në zonat kodrinore të Lushnjës, gratë e fshatit janë të gjitha të punësuara.
Në fshatin Ballagat, emigrimi është gjëja e fundit që ndodh në familjet e tyre. Të ardhurat ekonomike që ato marrin, janë rezultat i punës në sektorin shtetëror dhe në bujqësi.
Në këtë fshat janë mbledhur në një takim brezash dhjetëra gra, të cilat treguan jo vetëm historitë e tyre personale, por edhe rrugët sesi të gjejnë mundësinë për të rritur të ardhurat ekonomike.
Pushteti lokal ka nisur të promovoje në emër të qeverisë politika mbështetëse për gratë e fshatit.
Për 2025 Bashkia e Lushnjës për të gjitha ato gra që ndërtojnë një biznes apo agroturizem, në 3 vitet e para nuk do të paguajnë asnjë lloj takse.
Ballagati është një fshat me natyrë kodrinore që rrethohet nga pyje dhe kullota të shumta. Banorët e tij po shohin gjithnjë e më shumë si mundësi zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar bukuritë natyrore dhe peizazhin e mrekullueshëm që ofrojnë tokat bujqësore të rrethuara nga kodrat e larta.
Top Channel