“Nuk ishte zgjedhja ime të ikja”,  Ditmir Bushati komenton për Top Story largimin nga PS: Kam qenë në periudhë agjërimi politik

14/10/2024 22:44

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati komentoi për emisionin Top Story largimin e tij nga Partia Socialiste.

Ai u shpreh se nuk ishte zgjedhja e tij të ikte nga politika aktive, ndërsa e komentoi si ‘agjërim politik’ këtë periudhë.

Bushati: Nuk ishte zgjedhja ime të ikja nga politika aktive. Kam qenë në periudhë agjërimi politik pas zgjedhjeve të 2021.askush nuk mund të mohojë as bindjet e mia as përkatësinë time si socialist duke u përpjekur për të mos i rënë më gurë organizatës politike në të cilën kam qenë në funksione më të larta duke ruajture një lloj balance, duke besuar që partitë politike janë të mira publike.

Kur unë u ftova për të aderuar nga Edi Rama ngjante me Athinën e dikurshme, me kalimin e viteve PS më ngjan me Spartën se sa Athinën e Lashtë, po kuptojmë që po jetojmë në një botë më të ndërlidhur. Edhe për shkak të prejardhjes sime familjare Shkodra ka qenë një emocion përtej politikës për mua, donim të kishim një rezultat të shëndetshëm, ka qenë një bastion i PD. Nuk ka asnjë akuzë nga PD. Qëndrimet e mia sa i përket qasjes me Shkodrën koha i vërtetoi.

Ditmir Bushati u shfaq në podiumet e Partisë Socialiste në mandatin e dytë në opozitë në vitin 2005 si deputet i kësaj partie.

Më herët kishte nisur aktivizimin politik pranë PS-së, njëkohësisht i angazhuar gjithashtu si pjesë e shoqërisë civile, drejtues drejtuar Lëvizjen Evropiane në Shqipëri.

Ditmir Bushati do të spikaste si një ndër deputetët më aktivë socialistë në opozitë por edhe më tej në qeverisje pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Në shtator 2013, u zgjodh ministër i Jashtëm, post që e mbajti deri në janar 2019. Ndërkohë, Ditmir Bushati ishte një ndër drejtuesi e spikatur të Partisë Socialiste fillimisht në Tiranë dhe më pas si drejtues politik i qarkut Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA