Plazh në tetor! Turistët shijojnë ditët me diell në Vlorë, shumica janë nga Polonia dhe Hungaria

13/10/2024 15:18

Plazhet e Vlorës vijojnë të mirëpresin pushues, pavarësisht se jemi në muajin Tetor, e temperaturat janë më të ulëta.

Këtë të dielë në mes muajit Tetor, në plazhet e Vlorës shikon grupe të rinjsh dhe familjarë. Sot në Orikumit takuam pushues nga Polonia, Hungaria, por dhe Shqipëria që jetojnë jashtë.

“Jetoj në Belgjikë jam Shqiptare, dhe muaji Tetor është për mua është perfekt, pasi ku jetoj unë temperaturat janë shumë të ulëta në ketë periudhë”, tha një pushuese.

“Vij nga Norvegjia së bashku me familjen. Duke qenë se fëmijët kishin pushim, dhe ne vendosëm që këtë javë ta kalonim në Shqipëri, pasi klima është shumë e mirë”, u shpreh një turiste.

“Këtu në Orikum deti është shumë i ngrohtë dhe pamja fantastike”, tha turistja.

“Java ishte pushim për fëmijët dhe nr vendosëm të vinim në Shqipëri. Keni një vend të bukur me pamje të mrekullueshme. Temperaturat janë optimale dhe pse menduam që do ishin të ulëta.Mirëmbani bukuritë e këtij vendi të bukur, rrugë te pastra”, ishte mesazhi i turistit polak.

“Ndodhem në Vlorë me një punë kërkimore mbi shtegtimin e zogjve, teksa kontrollojmë fluturimin e tyre, si mund mos ta shfrytëzojmë këtë bukuri dhe këtë ushqim që në Hungari na mungon”, tha turisti.

Ndërkohë që operatorët turistik shprehen se pronotimet vijojnë, pasi nuk janë vetëm plazhet me pushues por dhe turizmi malor në këtë periudhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA