SHBA planifikon të reduktojë numrin e trupave në Evropë: Shenjë pozitive e rritjes së aftësive dhe përgjegjësisë evropiane Një politikan është ekzekutuar këtë të diel në Indi.
Disa persona të armatosur hapën zjarr dhe vranë politikanin indian Baba Siddique, 66 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Mumbait, pranë zyrës së djalit të viktimës.
Siddique ishte një ish-ministër vendor në shtetin e Maharashtra, i cili pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në nëntor. Në shkurt ai u largua nga Kongresi, partia kryesore opozitare e Indisë, dhe u bashkua me Partinë e Kongresit Kombëtar rajonal (NCP), e cila është pjesë e koalicionit qeverisës BJP. Siç shkruan dhe BBC, 66-vjeçari ishte i njohur për festat luksoze dhe lidhjet e tij të ngushta me super yjet e Bollywood-it.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar dy persona, por ende nuk dihen motivet e vrasjes. Policia indiane është në kërkim të një personi të tretë, i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e politikanit.
Sipas mediave indiane, të dyshuarit i përkasin një bande të drejtuar nga krimineli famëkeq Laërence Bishnoi, ku ky i fundit ndodhet në burg që prej vitit 2022.
Top Channel