Hoteli historik Tropicana, i hapur në Las Vegas në vitin 1957 ishte dikur vendndodhja kryesore e ballove ‘Folies Bergère’, por ai ka mbajtur tashmë spektaklin e fundit para shembjes së kontrolluar, për t’u kthyer në stadium bejsbolli.
Pas 67 vitesh duke pritur të ftuarit në zonën Las Vegas Strip, Tropicana lëshoi një seri fishekzjarrësh dhe u hodh në erë me shpërthimet e koordinuara që e kthyen në një pirg inertesh.
Shembja e mëngjesit të së mërkurës e shndërroi në rrënojë ndërtimin e fundit për të cilin zyrtarët thonë se u krijua “nga grupet kriminale”.
Për arsye sigurie zyrtarët nuk kishin lejuar mbledhjen e spektatorëve gjatë shembjes dhe rrugët rreth ndërtesës ishin mbyllur nga policia e Las Vegas. Por gjithsesi njerëzit nga ndërtesat e larta kishin një pamje të mirë të ngjarjes.
Rrjeti vendas KTNV tha se përveç fishekzjarrëve shembja u vëzhgua nga 555 dronë që krijonin imazhe në qiellin e natës.
Top Channel