323 banesa dhe 73 biznese janë dëmtuar nga reshjet dhe përmbytjet e katër tetorit në Vlorë.
Emergjencat civile bënë bilancin e dëmeve, ndërsa lagjet Karabash dhe Kushtrimi kishin dëmet më të mëdha.
Për të ndihmuar të prekurit është parashikuar një fond prej 200 mijë eurosh, ndërkohë që ndihma do të jetë edhe më e madhe duke përfshirë dhe donacionet.
Drejtori i emergjencave civile shprehet se ka nisur puna në terren për evidentimin e dëmeve, por edhe për pastrimin e kanaleve.
Përmbytjet që përfshinë Vlorën në 4 tetor sollën dëme të shumta në banesa dhe biznese, por dhe rrugë të mbuluara nga uji. Shumë kanale u çanë, ndërsa kanali i ujërave të larta përmbyti një pjesë të konsiderueshme të qendrës së qytetit të Vlorës.
Top Channel