23/12 09:52
Përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Iranit do të jetë “vdekjeprurëse, precize dhe befasuese”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Duke folur gjatë një vizite në një njësi të inteligjencës IDF, ai e quan sulmin me raketa iraniane javën e kaluar agresiv, por të pasaktë, sipas asaj që raporton BBC.
Ai shton: “Nuk është dëmtuar forca ajrore, funksionojnë të gjitha rrugët, nuk u dëmtua asnjë avion, nuk u dëmtua asnjë ushtar, nuk u dëmtua asnjë civil.
Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues, Irani nuk do të kuptojë se çfarë ndodhi. Ata vetëm do të shohin rezultatet”.
Top Channel