FOTO/ Operacionet plastike i ndryshuan jetën, si dukej Bella Hadidi përpara se të shpallej një nga vajzat më të bukura në botë

09/10/2024 18:54

Bella Hadid u shpall si gruaja me fytyrën më të bukur në botë nga shkencëtarët, të cilët analizuan detajet më të vogla të fytyrës, si madhësia dhe pozicioni i buzëve, hundës, mjekrës, mollëzave dhe nofullës.

Nga llogaritja, ata arritën në përfundimin se Hadid ka përmasa perfekte. Këtë vit, ajo ishte një ndër 10 femrat më të bukura sipas përllogaritjeve të kirurgut plastik britanik, Julian De Silva.

Këto ditë ajo është rikthyer në pasarelë pas një pauze dy-vjeçare, e cila së fundmi ka bërë një sfilatë për Saint Laurent në Javën e Modës në Paris, ku është prezantuar koleksioni i femrave për pranverë-verë 2025.

Megjithatë, pas këtij rikthimi, mediat gjithashtu i janë kthyer pamjeve të vjetra, që tregojnë se si dukej Bella Hadid përpara operacioneve plastike.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA