FOTO/ Vijon stërvitja për duelin me Çekinë, Kombëtares i bashkohen dhe tre yje të tjerë, kompletohet grupi i Sylvinhos

08/10/2024 17:20

Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjen e saj për duelet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë në “Shtëpinë e Futbollit”, përpara se të fluturojë drejt Pragës, aty ku do të luhet takimi i radhës i Ligës së Kombeve.

Stërvitjes i janë bashkuar dhe tre yje të tjerë të cilët nuk ishin prezent ditën e djeshme. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, Qazim Laçin dhe Arbër Hoxhën, duke kompletuar kështu grupin e thirrur nga Sylvinho.

Shqipëria do të luajë më 11 tetor përballë Republikës Çeke në Pragë dhe tre ditë më vonë, do të udhëtojë drejt Tbilisit, aty ku do të ndeshet me Gjeorgjinë, me të dyja sfidat që do të keni mundësinë t’i ndiqni në DigitAlb.

FOTO GALERI
11/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA