Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në aktivitetin për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Rama: Dhe me kënaqësi thjesht për t’ju përshëndetur është hera e parë që unë e bëj këtë në 9 vite për një arsye që kjo është e vërteta më ka ndryshuar në mënyrë shumë serioze nivelin e vlerësimit tim personal për administratën tonë publike, kam pasur brenda meje siç kanë të gjithë qytetarët shqiptar mbase jo në nivelin e shumicës së tyre që mendojnë.
Një ndjesi pasigurie dhe ndjesi që do të ishe pjesa më e pamundur e misionit tim dhe tonë për ta ngritur administratën në një nivel më të respektueshëm të paktën me të gjallët e mi, ajo që ka ndodhur është se në diagnostikimin e Shqipërisë, një skuadër goxha e madhe në numër ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua do të ishte befasues, nëse e kam pasur një frikë nga momenti i hapjes së atij procesi duke dëgjuar kolegë qe e kishin dëgjuar më parë se ç’ është procesi i diagnostiifikimit, ka qenë si do t’ja dalim ne kësaj, ka qenë i pakrahasueshëm për nga thellësia dhe sfida intelektuale.
Administrata nuk ka pasur as mundësinë që të ndjehet e motivuar për t’u shprehur, as aftësinë për të shprehur atë që është dashur të bëjë siç është bërë, ka qenë një administratë e dhunuar nga presioni politik.
Top Channel