Fqinji i motrave Nikolli në Elbasan, që u plagos nga shpërthimi në shtëpinë e tyre, humbi betejën për jetën pasi gati tre muajsh.
Enea Themollari mbeti i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit në derën e apartamentit të Alda dhe Xhovana Nikollit, ngjitur me banesën e tij. Atij i ra në trup dera e shtëpisë dhe si pasojë e plagëve të marra, ra në gjendje koma.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 korrik në lagjes Haxhias të Elbasanit. Dy motrat nga Lezha jetonin prej pak muajsh me qira në atë pallat, ndërkohë që për ngjarjen akuzuan Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë që ndodhet në burg. Alda Nikolli u shpreh se shpërthimi u bë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.
Dosja i kaloi Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, por ende janë identifikuar autor/ët e vendosjes së tritolit.
Top Channel