Flamur Noka i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka deklaruar se Ervin Salianji është në burg sepse sipas tij guxoi të denonconte vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai shkoi më tej kur tha se dënimi i tij sot është “porosi” e Xhafajt, duke shtuar se ky i fundit “është betuar te varri i nënës së tij, që sa vite burg do të bëjë Geron Xhafaj në Itali, aq vite burg do të bëjë Salianji në Shqipëri.
“A ju shqetëson ju ajo pasaporta me emër të ndërruar, që ikte shëtiste në Itali? Qeveria e Ramës i kishte ndërruar emrin në pasaportë. Ju merreni me përralla ndërkohë që është skemë kriminale. Fatmir Xhafaj është betuar te varri i nënës që sa vite do bëjë burg Geroni në Itali, aq vite do bëjë Salianji në Shqipëri… Salianji është në burg për fjalën e lirë sepse ka guxuar të denoncojë mafien, një të vërtetë që godiste mafien e familjes Xhafaj. Por këtu është problem të thuash një të vërtetë. Flamur Noka është njeriu që ka provuar burgun e diktaturës dhe nuk ma ndjen fare për këtë diktaturë këtu. Nuk më hyjnë në sy këta, më duken miza. Salianji sulmoi një familje mafioze”, tha ai.
Top Channel