22/11 09:32
“Tetori Rozë”, njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër të sëmundjes së kancerit të gjirit.
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES
dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel