Dita e parë e muajit tetor dhe jo vetëm duhet të kujtojë çdo grua dhe vajzë të bëjë kontrollet rutine për kancerin e gjirit.

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen  me kancer të gjirit rreth 750  gra, një pjesë e të cilave e kap në  stad  të avancuar duke iu nënshtruar procedurave të kimioterapisë. Por fjongoja rozë duhet t’ju kujtojë se një eko apo mamografi e gjirit  bën që sëmundja të kapet në kohë e të mos nisni një kalvar të gjatë trajtimi pesha e të cilit  rëndon në të gjithë familjen

“E ofrojmë falas në të gjithë qendrat e trajtimit nga e hëna në të premte  deri në orën 8 të darkës dhe të shtunave deri në orën 14”, tha Koçiu.

Për të kujtuar çdo grua dhe vajzë  për një kontroll të gjirit në llogarinë tuaj në e-albania do të vijë një mesazh por mos e neglizhoni atë për një kujdes për veten .

Ndërkohë  që edhe njësia e lëvizshme e mamografisë do të jetë në dispozicion për ato gra që kanë  larg një qendër ku mund të kontrollohen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA