Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025 Sylvester Stallone po finalizon një blerje prej 24.95 milionë dollarësh për një rezidencë me tetë dhoma gjumi dhe nëntë banjo në East Hampton, Nju Jork për tre vajzat e tij, me gruan Jennifer Flavin , 56, – Sophia, 28, Sistine , 26, dhe Scarlet, 22 vjeç.
Stallone, 78-vjeç i njohur si ‘The Rock’, është gjithashtu baba i dy djemve me gruan e parë Sasha Czack, 74 vjeç – Seargeoh, 45 vjeç, dhe Sage , i cili vdiq në moshën 36 vjeçare nga sëmundja e arterieve koronare në korrik të 2012.
Rezidenca e sapondërtuar në Hamptons shtrihet në 11,644 metra katrorë mbi 1,12 hektarë. Vajzat e yllit të ‘Tulsa King’ pritet të transferohen në banesë verën e ardhshme, raportoi New Tork Times, duke theksuar se shitja e rezidencës nuk ishte mbyllur zyrtarisht.
I nominuari tre herë për çmimin Oscar nuk e ka vizituar ende rezidencën personalisht, por ka paraqitur ofertën e tij pasi kishte parë banesën përmes një videoje, raportoi gazeta.
Rezidenca e aktorit ndodhet një milje larg nga bregu i Oqeanit Atlantik. Dizajneri i famshëm James Michael Howard projektoi shtëpinë, e cila ishte ‘e frymëzuar nga arkitektura klasike’. “Çdo detaj, nga mobiljet te qilimat, perdet dhe ndriçimi, me antike nga e gjithë bota, është zgjedhur me përpikmëri për këtë shtëpi spektakolare”, thuhej në përshkrim.
Top Channel