Serbia është e vendosur të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nivelin e ekonomisë dhe biznesit deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të zhvilluar me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.
“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi kreu i shtetit serb në Instagram.
Takimi mes Vuçiciti dhe Harisit në Beograd u mbajt një ditë përpara 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e pushtuar më 1944. Vucici, edhe në këtë rast e hapi temën e situatës së sigurisë në Kosovë duke i kërkuar Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe garantimit të të drejtave të tyre.
Disa ditë më parë, Beogradi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë. Marrëveshja u firmos nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric. Sipas zyrtarëve në SHBA, ajo “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane
Top Channel