Von der Leyen drekë pune më liderët e Ballkanit Perëndimor/ Konfirmojnë pjesëmarrjen Kurti dhe Vuçiç, ftesë edhe Ramës

19/09/2024 09:20

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi. Milojke Spajic, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pisoneri nuk ka treguar nëse do të jenë të pranishëm të gjithë drejtuesit.

Burime të Time kanë bërë të ditur se Kurti do të marrë pjesë në këtë mbledhje, ndërsa njëra prej mediave vendase ka konfirmuar se ai do të jetë.

Gjithashtu ka

Von der Leyen ka ftuar liderët ballkanikë të konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të qasjes së rajonit ndaj bllokut.

Fokusi në këtë drekë pune është në axhendat e reformave që gjashtë vendet e Ballkanit i kanë dorëzuar Brukselit, si dhe në Planin e Rritjes.

Axhenda e reformave evropiane është një dokument që gjashtë kandidatët për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor duhej ta dorëzonin në Komisionin e BE-së për të marrë paratë nga paketa financiare për rajonin me vlerë gjashtë miliardë euro.

Këshilli i Bashkimit Evropian në maj kishte miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument kyç për mbështetjen e reformave të lidhura me BE-në dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në rajon.

Vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë i kanë dorëzuar agjendat e tyre të reformave Komisionit Evropian, duke përfshirë reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të zbatojnë gjatë tre viteve të ardhshme.

Plani i Rritjes për periudhën 2024-2027 synon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me një fond prej gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë janë kredi me kushte shumë të favorshme.

Qëllimi kryesor i planit është harmonizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vlerat dhe standardet e BE-së, për të përgatitur anëtarësimin e tyre të ardhshëm dhe për të lehtësuar integrimin në tregun e vetëm evropian.

Ndihma financiare synon gjithashtu përkrahjen e reformave në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe zhvillimin socio-ekonomik.

Vendet që përfitojnë nga ky plan do të duhet të përgatisin agjenda të qarta reformash dhe të kontribuojnë në përputhjen progresive me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Në qershor të këtij viti, Von der Leyen fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA