Japonia thyen rekorde, kalon për herë të parë shifrën e 100 mijë persona mbi moshën 100-vjeçare, pjesa më e madhe janë gra 15/09 23:00
Një bombë që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore është gjetur këtë pasdite pranë Kuvendit të Serbisë.
Sipas asaj që shkruajë mediat serbe, bomba peshon rreth 250 kilogramë dhe është gjetur në një thellësi prej rreth 7 metrash.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e emergjencës, si dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç.
Ministri Daçiç tha se “Që nga fillimi i vitit janë gjetur disa bomba të tjera, por nuk ka pasur asnjë problem. e nuk ka pasur asnjë problem. Fatkeqësisht Beogradi ka qenë viktimë e bombardimeve për këtë arsye ka pasuritë e pashpërthyera të mbetura pas.”
Top Channel