Artistja 17-vjeçare ndan lajmin e trishtë, diagnostikohet me tumor në zemër/ Fansat “shpërthejnë” në rrjet: Po mashtron sërish!

13/09/2024 10:28

Tay Tian, e njohur me emrin e artit Lil Tay ka ndarë lajmin e trishtë me fansat, duke thënë se është diagnostikuar me tumor në zemër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, në llogarinë e 17-vjeçares shkruhet: “Tay është diagnostikuar me një tumor në zemër, kërcënues për jetën. Kërkojmë dashurinë dhe lutjet e të gjithëve”.


Gjithsesi, disa prej fansave nuk e kanë pritur aspak mirë këtë postim, duke e akuzuar atë për mashtrim.

Kjo gjë vjen pasi një vit më parë, ajo u deklarua e vdekur, pas një tjetër postimi në llogarinë e saj ku shkruhej se Lil Tay dhe vëllai i saj kishin humbur tragjikisht jetën në një aksident me makinë. Gjithsesi ishte vetë artistja që e hodhi poshtë këtë gjë, duke akuzuar të atin e saj se kishte shpikur këtë lajm vetëm për përfitime personale.

Fansat e akuzojnë atë se po përpiqet të marrë sërish vëmendje, siç bëri një vit më parë, për këtë arsye ka zgjedhur të postojë rreth gjendjes së saj shëndetësore, ku bën me dije se është në gjendje të rëndë për jetën.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA