“Mos dilni rrugicave, por bashkohuni në tryezë”/ Gogu i bën thirrje deputetëve të opozitës të bashkohen në komisionin për antikorrupsionin, Gjekmarkaj: Paturpësi…

09/09/2024 22:59

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu i bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës nga “Top Story” të bashkohen në komisionin për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin.

Gjekmarkaj: SPAK-u në shumë momente është në sintoni me qeverisjen, rasti i tillë ishte burgosja e Sali Berishës. Tani jemi në një fazë tjetër, opozita ka liderin e saj të burgosur, nuk ka goditur deri më sot drejtësia një njëri në detyrë. Kjo është oferta e PS, joshja paraja. Suksesi i tyre është rrënimi dhe largimi i të rinjve. Retorikë e një qeverie.

Gogu: Nuk preken dot kompetencat e SPAK se është në rezolutë. Kemi nisur një proces të gjerë dhe të gjatë me eksperte, presim kolegët e opozitës të bashkohemi. Do përpiqemi ta çojmë deri në fund, kolegët opozitar që siç kanë kuptuar q të burgosurin e kanë në krye, duhet të kuptojnë që ky komisioni është për shtet bërjen. Komisioni ka një detyrë fisnikë që ka çdo komision, pasi shikon gjendjen në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit. Kolegët nuk kanë nevojë të shkojnë rrugicave por të vijnë në komision dhe të thonë ja cilat janë ligjet që duhet të ndryshohen.

Gjekmarkaj: Janë në nivelet e paturpësisë këto komisionit që ngrini në prag të zgjedhjeve. E shikoni çfarë figure keni vënë në krye të këtij komisioni?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA