“Përplasja Asllani-Manaj?”/ Silvinjo nuk i “kursen”: Në këtë grup do të shohim gjithçka, herën tjetër…

08/09/2024 17:18

Trajneri i Kombëtares Silvinjo, gjatë konferencës për mediat pas ndeshjes me Ukrainën, ka komentuar paraqitjen e grupit dhe përplasjen mes Manajt e Asllanit.

Përplasja mes dy futbollistëve ka ndodhur për një goditje dënimi gjatë ndeshjes, ndërsa trajneri e ka shoqëruar me një batutë.

Ai foli edhe për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian, teksa nuk la pas mungesën e Gjimshiti, por Hysajt në ndeshjen me Ukrainën.

“Kam parë një ndeshje shumë të vështirë, ata janë të fortë, e kam thënë më parë, teknikisht të fortë, një nivel i lartë. Unë u thashë lojtarëve të mi që do të shkojmë të vuajmë dhe kjo është ndeshja, por ata bënë mirë, edhe rinisjet, edhe pozicionet e Bajramit pak më në qendër, atë që i kemi thënë gjatë javës e bënë në fushë. Kemi bërë shumë mirë dhe jam i kënaqur nga të gjithë.

Peng për mosaktivizmin e Ismajlit në Europian? Nuk kam asnjë peng, futbolli është jetë dhe jeta vazhdon. Po ju pyes, Gjimshiti e beri Euro 2016? Jo, ai erdhi me ne dhe bëri kapitenin në 2024. Kjo është jeta, më vjen keq, kam 35 lojtarë e duhet të bëj zgjedhje. Është e vështirë, ka raste kur shkon në shtëpi dhe nuk fle. Nuk është personale, është futboll.

Kjo është një skuadër pak më e pjekur, ata kanë mësuar shumë në Europian, por të mos harrojmë që është një ekip në rritje, nuk është gati, po përmirësohet shumë. Kemi shumë të rinj, një përzierje me lojtarë me një të kaluar të rëndësishme.

Sot nuk ishte Gjimshiti, por Hysaj bëri mirë, me zemër, ka bërë 10 vite në këtë ekip, është ai me më shumë ndeshje. Kjo është një skuadër që po rritet. Përfitoj nga rasti të them se është një grup shumë i vështirë, do të ndodhin nga të gjitha gjërat, është shumë i ekuilibruar. Do të jetë shumë e vështirë, më bëhet qejfi që jam këtu si trajner, por e di që duhet të rritemi dhe përmirësohemi shumë.

Gjeorgjia? E kemi parë Ukrainën shumë, por edhe Gjeorgjinë, është një grup i vështirë, edhe Çekia është një ekip shumë i fortë. Të martën ne kemi një kundërshtar shumë të vështirë, fizikisht shumë të fortë, shumë të organizuar.

Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër u thashë të dyve, silleni topin se e gjuaj unë (qesh). Ndodh, është futbolli, njëri dëshiron gjithmonë të gjuajë. Unë ndoshta jo në fushë, por Doriva se ai i gjuan shumë fort. Zabaleta jo.

Manaj? Ne jemi një skuadër sakrifice, që duhet të luftojmë, vuajmë, rinisemi, luajmë me shpirt e zëmër, siç kemi bërë të gjithë. Rei e ka kuptuar, kjo është ndeshja që duhet të bëjmë më shumë, sot. Jam edhe më shumë krenar për lojtarët, të gjithë vrapuan shumë kemi bërë gjithçka që programuam. Për ndeshjen tjetër të shohim, ai ka shpenzuar shumë energji si të tjerët”, tha trajneri i kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA