Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’
Një çift që po kryenin marrëdhënie seksuale në një makinë “Range Rover” gjatë natës, kanë përfunduar në lumë.
Makina filloi të ecte ndërkohë që çifti ishte në sediljen e pasme. Ngjarja ka ndodhur në lumin në Fairmount Park rreth orës 4:15 të mëngjesit të së mërkurës, këmba e njërit prej tyre shtypi frenat e dorës dhe makina filloi të ecte, tha policia.
Pak çaste më vonë, Range Rover u rrëzua dhe u fundos në ujë, rreth dy milje nga Bashkia e Filadelfias.
Çifti i paidentifikuar u hodh nga fuoristrada para se automjeti të binte ujë. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua gjatë incidentit.
Range Rover u nxor nga lumi rreth orës 9 të mëngjesit. Nga fotot e publikuara makina ishte fundosur e gjitha në ujë. Sipas policisë ndaj çiftit nuk është ngritur asnjë akuzë.
Top Channel