Tentoi të vriste dy policë dy vite më parë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari
29/08/2024 16:12
Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy vite më parë tentoi të vriste dy policë në Vlorë, u ekstradua nga Belgjika.
Ndaj Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj, Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në 2 shtator 2022, 39-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy punonjësve të Policisë. Autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga Policia.
Top Channel