FOTOT/ Ushtarët shqiptarë të NATO-s stërvitje në kufi me Rusinë, mësojnë teknika të reja për dronët dhe…

29/08/2024 17:59

Ushtarët shqiptarë antieksplozivë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kampin Ādaži në Letoni.

NATO ka publikuar në faqet e saj zyrtare foto nga demonstrimi i aftësive të larta ushtarake teksa shkruan se, “ekipi shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adaži në Letoni”.

Sipas aleancës, “ushtarakët shqiptarë eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e simuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme”.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thekson aleanca.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA