E pazakontë! I shërbehet alkool në vend të lëngut të frutave, 2-vjeçarja dehet dhe rrëzohet mes restorantit

23/08/2024 14:11

Një dy vjeçare është dehur dhe më pas është rrëzuar në një restorant pasi konsumoi verë në vend të lëngut.

Vogëlushja u dërgua në spital, ku u zbulua se niveli i saj i gjakut ishte jashtëzakonisht i lartë, sipas prindërve të saj. Noemi Valencia dhe partneri i saj ishin në një darkë familjare me vajzën e tyre në restorantin japonez Fujiyama në Salinas, Kaliforni në SHBA, kur vajza humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

“Ajo po lëkundej, po rrëzohej, ishte mbështetur në mure, nuk mund ta mbante kokën lart, po i turbullonte fjalët”, tha Noemi.

Mamaja shikoi brenda filxhanit me lëng të vajzës së saj, e cila kishte ardhur me kapak, dhe pasi e nuhati, e kuptoi që ishte alkool.

Noemi dhe partneri i saj e çuan fëmijën me nxitim në spital, ku testet zbuluan se niveli i saj i alkoolit në gjak ishte 0.12%, gati dyfishi i kufirit ligjor të vozitjes për të rriturit.

Një menaxher në restorant tha se kamarieri i kishte dhënë aksidentalisht vogëlushes verë gatimi të bërë në shtëpi, e cila ishte etiketuar gabimisht si lëng molle.

Noemi u bëri thirrje prindërve të provojnë atë që i japin fëmijëve të tyre dhe i bën thirrje restorantit të marrë masat e duhura.

Departamenti i Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Kaliforni tha se ishte në dijeni të ‘raporteve’ të incidentit dhe po punon me autoritetet lokale për të hetuar.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA