Pas raketave dhe avionëve, Italia blenë armë amerikane me vlerë 2.2 miliardë euro
Një dy vjeçare është dehur dhe më pas është rrëzuar në një restorant pasi konsumoi verë në vend të lëngut.
Vogëlushja u dërgua në spital, ku u zbulua se niveli i saj i gjakut ishte jashtëzakonisht i lartë, sipas prindërve të saj. Noemi Valencia dhe partneri i saj ishin në një darkë familjare me vajzën e tyre në restorantin japonez Fujiyama në Salinas, Kaliforni në SHBA, kur vajza humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
“Ajo po lëkundej, po rrëzohej, ishte mbështetur në mure, nuk mund ta mbante kokën lart, po i turbullonte fjalët”, tha Noemi.
Mamaja shikoi brenda filxhanit me lëng të vajzës së saj, e cila kishte ardhur me kapak, dhe pasi e nuhati, e kuptoi që ishte alkool.
Noemi dhe partneri i saj e çuan fëmijën me nxitim në spital, ku testet zbuluan se niveli i saj i alkoolit në gjak ishte 0.12%, gati dyfishi i kufirit ligjor të vozitjes për të rriturit.
Një menaxher në restorant tha se kamarieri i kishte dhënë aksidentalisht vogëlushes verë gatimi të bërë në shtëpi, e cila ishte etiketuar gabimisht si lëng molle.
Noemi u bëri thirrje prindërve të provojnë atë që i japin fëmijëve të tyre dhe i bën thirrje restorantit të marrë masat e duhura.
Departamenti i Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Kaliforni tha se ishte në dijeni të ‘raporteve’ të incidentit dhe po punon me autoritetet lokale për të hetuar.
Top Channel