Sherri për aksidentin degradon në përdorimin e sendeve të forta në Tiranë! Një person përfundon në spital

22/08/2024 14:38

Një konflikt i çastit pas një aksidenti automjetesh ka degraduar në dhunë sot në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ku dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta dy persona.

Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta njëri prej tyre cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA